EKSKLUZIVE: ShBA-ja vendos sanksione ndaj liderëve të Kosovës

Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur sanksione ndaj liderëve institucionalë në Kosovë.

Burime diplomatike të portalit “Republika.info” bëjnë të ditur se ShBA-ja ka vendosur sanksione ndaj liderëve institucionalë të Kosovës si reagim për mosdëgjueshmërisë për tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Sipas këtyre burimeve njëra ndër sanksionet është moslejimi i liderëve kosovarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim por edhe sanksionet tjera për krerët institucionalë të Kosovës pritet të zyrtarizohen brenda pak ditësh.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 21 nëntor të vitit të kaluar ka marr vendim për vënien e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Pas këtij vendimi kanë pasuar reagimet e shumëta nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian që kanë kërkuar tërheqjen e kësaj takse. Por Qeveria e Kosovës ka refuzuar kategorikisht që taksa të tërhiqet, duke thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pasi Serbia ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës.

ShBA-ja dhe BE-ja vlerësojnë se vënia e taksës 100% është në kundërshtim me Marrëveshjen për tregti të lirë, CEFTA. Ndërkohë që Serbia thotë se dialogun me Kosovën do ta vazhdojë vetëm pasi të jetë hequr taksa ndaj mallrave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *