Kërkohet tërheqja e njohjes dhe mbështjtes së Amerikës për Kosovën

Lajme

Komuniteti serb në Amerikë ka organizuar një peticion me të cilin po kërkojnë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ta ndaloj ‘persekutimin e serbëve në Kosovë’.
Qëllimi i tyre është të mbledhin 25 mijë nënshkrime dhe përkrahja ndaj këtij peticioni po rritet, shkruan ‘Kurir’, përcjell lajmi.net.

Vlen të theksohet se ky peticion përmban shpifje dhe gënjeshtra të përpiluara nga serbët drejtuar sjelljeve të autoriteteve kosovare.

Në peticionin e tyre ndaj presidentit amerikan thuhet:

Ne pjesëtarët e komunitetit serb në SHBA kërkojm nga Trump dhe Kongresi amerikan që ta ndalojë mbështetjen ndaj Kosovës e cila udhëheqet nga Hashim Thaçi , dhe të deklarohen kundër krijimit të ushtrisë.

Regjimi i Hashim Thaçit detyroi dy të tretat e popullsisë serbe të braktisin shtëpitë e tyre në Kosovë. 40 mijë serbë u dëbuar nga Prishtina, autobusët që transportojnë serbë u qëlluan dhe u sulmuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *