Komedia Diplomatike, “Absurde” Çfarë Kërkon Kryeministrja E Serbisë Nga Maqedonia Kundrejt Kosovës

Lajme

Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka vazhduar me politikën e shtetit serb kundër shtetësisë së Kosovës, sidomos në çështjen e njohjeve.

Tani kryeministrja Brnabic i dërgoi letër edhe Zoran Zaevit, i cili udhëheqë shtetin që ka mbi 30 përqind të popullsisë shqiptare, shkruan gazetametro.net.

Kjo letër kërkon nga Zaev ta tërheqë njohjen për Kosovën, e cila kërkesë i ishte drejtuar edhe vendeve të tjera të rajonit por edhe anëtarëve të OKB’së.

Madje, Brnabic ka shkuar deri aty sa para disa ditësh i kërkoi edhe Shqipërisë ta tërheqë njohjen për Kosovën, ani pse dihet botërisht relacioni që kanë shteti shqiptar dhe ai kosovar.

E për këto aventura, mori kritika e para e Qeverisë së Serbisë. Edi Rama ia tha hapur se kjo kërkesë është jolegjitime dhe e papranueshme, ndërkohë që Haradinaj u tregua edhe më i ashpër duke pyetur se “qysh nuk i vjen marre?”.

Sidoqoftë, Serbia ka nisur fushatën për të siguruar çnjohje të Kosovës, mirëpo deri tani asnjë vend i rajonit apo serioz nuk e ka bërë një gjë të tillë./gazetametro.net.
Brnabic vazhdon aventurat, i kërkon edhe Maqedonisë tërheqjen e njohjes së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *