Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë publik parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell.

IHMK, thotë se në dy ditët e para të javës parashihet që të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi.

“Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht të hënën por edhe ditën e marte vende-vende mund të ketë reshje lokale. Pos kësaj situate meteorologjike, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht në viset e ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *