Mogherini kushtëzon Kosovën me këto 3 kërkesa

Lajme
Mogherini palës kosovare i ka parashtruar kërkesa të qarta për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe sipas saj për të krijuar klimë që i kontribuon në të mirë të dy palëve, që nënkupton arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve që sjell stabilitetin dhe paqen në rajon.
Mogherini i ka parashtruar palës kosovare tri kërkesa të qarta për  të vazhduar dialogun me Serbinë, që sipas saj nënkupton se më mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë çështje të hapura, por do të përfundojnë të gjitha mosmarrëveshjet shekullore me nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obliguara mes të dyja shteteve, transmeton Gazeta Metro.
Tri kërkesat e Mogherinit ndaj Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë:
1. Heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës,
2. Në gjysmën e parë të këtij viti të përfundohet dialogu me ritëm të përshpejtuar dhe dinamikë të shpejt
3. Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike
Ndarja në vija etnike nuk nënkupton ndalimin e korrigjimit të kufirit, gjë që Mogherini ka deklaruar më herët se BE’ja nuk ka vija të kuqe ndaj korrigjimit të kufirit, por ndaj ndarjes etnike të kufirit.
Kjo e fundit këtë e ka konfirmuar përmes një komunikate për media pas takimit me palën kosovare, ku ka thënë se arritjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe të implementohen për t’i hapur rrugë fqinjësisë së mirë mes të dyja vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *