Shumë shpejt brenda një kohe te shkurt nuk do të ketë më serbë në Kosovë

Lajme

Një shkëmbim i mundshëm i territorit mes Kosovës e Serbisë, që po propozohet nga liderët e tyre për t’i dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve më të paqëndrueshme territoriale në Evropë, ka ngjallur brenga se kufiri mund të rishkruhet në vija etnike dhe të rinxis armiqësitë shoqërore etnike.

Ndonëse janë publikuar shumë pak detaje, mediat thonë se rajoni kufitar verior me shumicë serbe përreth qytetit të Mitrovicës do të inkorporohej në Serbi sipas planit, plan sipas të cilit Beogradi po ashtu do t’ia dorëzonte Kosovës rajonin me shumicë shqiptare, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Shkëmbimi po ashtu do të bënte që Beogradi ta njihte pavarësinë e ish-provincës së saj, 20 vjet pas një lufte të ashpër mes forcave serbe dhe guerilëve shqiptarë pro-pavarësi që çoi në ndarjen e Kosovës nga Serbia më 2008.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bashkë me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, vitin e kaluar ngritën mundësinë e rishkrimit të kufirit, ka insistuar se një version i rishikuar nuk do të vizatohej përgjatë vijave etnike.– ‘Ndarje e pastër etnike’ –Por plani ka dërguar valë alarmi mes komuniteteve në këto rajone, e më të dukshme janë në mesin e serbëve etnikë që jetojnë në enklava të shpërndarë nëpër Kosovë që nuk do të preken nga një marrëveshje e këtillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *