Sindikata Jep Lajmin E Fundit Për Grevën Në Arsim, E Cila Nisi Sot

Lajme

SBASHk-u vendosi që nga dita e sotme të nis greva në arsim, e një gjë e tillë edhe po ndodh.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist vizituan edhe Shkollën “Hasan Prishtina” ku kërkuan mbështetjen e të gjithë mësimdhënësve që pavarësisht presioneve që mund të kenë nga prindërit e nxënësve të mos zbrapsen nga greva.

Jasharaj tha se janë munduar që përmes dialogut t’i përmbushin kërkesat e tyre për të ndryshuar ligjin për pagat por siç deklaroi ai, kjo ishte pa sukses.

Ai theksoi se ligji per pagat ka tentuar të krahasojë mësimdhënësit me profesionet për të cilat kërkohet vetëm shkollimi fillor dhe i mesëm.

“Duke filluar nga presidenti nuk kanë mundur të bëhen ata që janë sot pa kaluar në duart tuaja dhe është çudi që insitutcionet e Kosovës knë lejuar qe një vozitës i tyre të ketë pagën më të lartë se një mësues. Fillimisht koeficientët na i kanë bërë 1.75 dhe më pas na e kanë bërë 2 për fillore dhe 2.1 për të mesme”, ja thënë Jasharaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *