Tentoi ta shuaj vet zjarrin, e pëson keq një person në Ferizaj

Lajme

Një person ka marrë plagë, pasi që ka tentuar të shuaj zjarrin në shtëpinë e vëllait të tij.

Në Ferizaj, një person është dërguar për tretman mjekësor, pasi që siç bëhet e ditur nga Policia, i njëjti kishte tentuar ta shuaj zjarrin në shtëpinë e vëllait të tij, shkruan lajmi.net.

 

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe kanë shuar zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me zjarrin dhe gjendjen e këtij personi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *