Veseli: Referendum Për Marrëveshjen Finale Kosovë-Serbi

Lajme

Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë të dakordohen për marrëveshje, në finalen e procesit të Dialogut, Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se zgjidhja më e mirë është që qytetarët e Kosovës të jenë ata që do ta thonë fjalën e fundit.

Veseli thotë se për këtë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për Referendum.“Vendimi final duhet të legjitimohet me vullnetin e lirë të sovranit. Do të duhej të jenë vetë qytetarët e Kosovës që do ta thonë fjalën e fundit për rezultatet e procesit të Dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kohë që fton për arritjen e konsensusit nacional lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi, por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV, vazhdojnë ta refuzojnë atëSë fundi, ai ka marrë edhe një nismë për t’i mbledhur në një tryezë krerët e institucioneve, Ekipin Shtetëror për Dialogun, si dhe partitë parlamentare opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin që synon të çojë në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por,LDK dhe VV, po vazhdojnë ta bojkotojnë atë.

Veseli thotë se arritja e konsensusit të plotë është e rëndësishme për Kosovën, por në fund të fundit Dialogu do të vazhdojë edhe pa LDK-në dhe VV-në, sepse Kosova, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *