ZVICRA E GATSHME TË PËRKRAHË PROMOVIMIN E PRODUKTEVE BUJQËSORE TË KOSOVËS NË TREGUN ZVICERAN

Lajme

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, bashkë me një delegacion të kësaj organizate, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, i njoftoi ata me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat programe sipas tij kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri i falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimin e disa produkteve blegtorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *