Serbia e bënë edhe këtë gjë, për shtetet që heqin njohjen e Kosovës

Lajme

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për hyrje në Serbi për shtetasit e Shën Kits e Nevis dhe Republikës së Palaut, është bërë e ditur në edicionin e ri të gazetës zyrtare.

Shtetasit e këtyre dy vendeve mund të hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Serbisë deri në 90 ditë nga data e hyrjes, në periudhë prej 180 ditësh.

Heqja e vizave për ta ka lidhje me çështjen e Kosovës pas lajmit të fundit se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës një ditë pasi kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kishte deklaruar se: “Të hënën një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *