. Vajza 3 vjeçe qëndron e lidhur për orë të tëra, nëna në punë për bukën e gojës

Lajme

Kjo është një nga ato histori që të rrëqeth mishin. Bëhet fjalë për një familje jo shumë lart qendrës së Tiranës. Jetojnë në Laknas. Enit, 3 vjeçe, i duhet të qëndrojë me orë të tëra e lidhur në djep sepse askush nuk mund të kujdeset për të kur e ëma shkon në punë për të siguar bukën e gojës. E imagjinoni ju veten të qëndroni të lidhur për disa orë?! Ja që Eni qëndron ashtu çdo ditë.Shtyp hapsiren më poshtë te parë me shumë:

E ëma ndërsa po i rrotullonte litarin vajzës rreth trupit të saj të imët, pasi e kishte mbuluar me batanije tregoi: E lidh vajzën kur shkoj në punë, të dal jashtë për të larë rrobat pasi po të mos e lidhësh del e vjen pas meje dhe mund të ma kapë makina sepse e kam pa portë shtëpinë.

Gazetarja e pyet: Por sa kohë mund të qëndrojë vajza kështu?

Dhe e ëma u përgjigj: Gjithë ditën Gazetarja e pyeti sërish: Është tre vjece dhe rri e lidhur?

E ëma: Pa problem, ha mëngjesin dhe e lidh përsëri, se mërdhin se është e vogël. Nuk qan. Unë largohem ajo tundet vetë dhe e zë gjumi. E bëra gati djepin ta lidh, më tha po vjen Ora Neës për të na parë, më lër pak zgjidhur dhe më pas lidhem vetë.

Gazetarja pyeti sërish: Deri kur do ta mbash kështu.

E ëma pergjigjet: Derisa të bëhet për kopësht apo shkollë.

Gazetarja Alketa Ceku pyeti dhe Enin e vogël nëse mërzitet kur qëndronte në djep.

Dhe me gjysmë zëri ajo u përgjigj: Po. Mami më lë në djep kur ikën dhe kur vjen motra nga shkolla më liron.

Kjo nënë dhe këta fëmijë nuk kanë nevojë vetëm për ndihma materiale por dhe më shumë. 37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në burg me akuzën e dhunës në familje.

Kalvari i dhimbjes filloi më dhjetor të vitit 2017, kur bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe goditi gruan 5 muajshe shtatzënë. Gjatë goditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën.Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *