Dënohen më shumë se 100 biznese në Kosovë, mashtruan konsumatorët në këto mënyra

Lajme

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kanë thënë se numri i gjobave të shqiptuara nga Inspektorati i Tregut për mashtrim të konsumatorit shkon në më shumë se 100.

Derisa thonë se numri më i madh i gjobave janë shqiptuar në kryeqytet.

“Numri i gjobave të shqiptuara deri më tani për mashtrim të konsumatorit, është 121 si dhe janë iniciuar 45 procedura ne gjykatat kompetente. Komuna e Prishtinës rezulton të jetë njëra ndër Komunat me numër më të madh të gjobave”, kanë thënë nga MTI’ja.

Sipas këtij institucioni, mashtrimet më të shpeshta që iu bëhen konsumatorëve po del të jenë mospërputhja e çmimeve raft e arkë dhe mos vendosja e çmimeve pranë produkteve.

Për të tilla mashtrime, vlera e gjobave ndaj bizneseve shkon në 1 mijë euro.

“Kryesisht mashtrimet më të shpeshta që iu bëhen konsumatorit janë: mospërputhjet e çmimeve raft – arkë, mos – vendosja e çmimeve në rafte, mos – verifikim të peshoreve, mos – përputhje e peshës së deklaruar. Vlera e gjobave të shqiptuara mesatarisht është 500.00 deri në 1000.00 Euro”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MTI’së drejtuar Gazetës Express.

Ndërkohë, shumë prej bizneseve filluan me rritjen e çmimeve pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Shumë prej furrave të bukës, filluan që t’i rrisnin çmimet e bukës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *