Gazeta austriake: Thaçi kërkon shkëmbim territoresh me Serbinë, për pranim në BE e NATO

Lajme

Tiroler Tageszeitung’’ shkruan se presidenti Thaçi i sheh planet për shkëmbim territoresh me Serbinë, si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në rrugën drejtë BE’së dhe NATO’s. Sipas tij, marrëveshja mes dy shteteve do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon

Nuk do të ketë kufi monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, citon gazeta fjalët e presidentit kosovar.

“Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë kufijtë”, shkruan ndër të tjera

Tutje, e përditshmja austriake shkruan se gjasat për një marrëveshje të suksesshme janë më  të mira se kurrë më parë, kjo për arsye se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po e mbështesin një ide të tillë, transmeton Gazeta Metro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *