GJERMANIA VAZHDON NDIHMËN PËR KOSOVËN

Lajme

Ministrja gjermane Klockner u zotua se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si dhe do të ndihmojë sektorin e bujqësisë që të avancojë më shumë në procesin e integrimit evropian, konkretisht në mbarëvajtjen dhe përmbushjen e obligimeve që vijojnë nga procesi i MSA.

Ndërkaq, Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me shtetin gjerman për realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore, të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit bujqësor sipas praktikave më të mira evropiane.

Takimi i ministrit Rikalo me homologen e tij gjermane u realizua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “International Green Week” në të cilin po marrin pjesë ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, me shumicën prej të cilëve Ministri Rikalo pati rastin të takohet dhe të diskutojnë rreth bashkëpunimit dhe avancimit të sektorit bujqësor në nivel të vendit dhe rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *