Haziri flet përsëri: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë

Lajme

Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, i ka bërë sot në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar nga SHKMT “Jehona” me seli në Zvicër.

Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Kamberi tha se interesimi i Mërgatës dhe vullneti i tyre për t’i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon që të jemi në çdo kohë pranë tyre, ndërkaq Mustafa theksoi se pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë, thuhet në komunikatën për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *