KY ËSHTË DALLIMI MES PDK E VV KARSHI KËRKESAVE PËR QEVERINË, SIPAS GLAUK KONJUFCËS

Lajme

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se PDK po e shantazhon kryeministrin Haradinaj, kur nga ai po kërkon të jetë më e butë me Serbinë.

Konjufca në një intervistë për Kosovapress ka thënë partia e tij nuk mendon që Ramush Haradinaj, të rrëzohet nga qeveria për shkak të qëndrimeve me Serbinë.

“PDK-ja në njëfarë mënyrë po e shantazhin kryeministrin Haradinaj, sepse është duke kërkuar që ai të jetë më i butë ndaj Serbisë. Lëvizja Vetëvendosje është e kundërta nuk mendon që Ramush Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të Serbisë. Ramush Haradinaj duhet me u rrëzu për shkak të qeverisjes së brendshme”, ka thënë Konjufca, shkruan Insajderi.

Gjatë kësaj interviste, Konjufca ka folur edhe për ngritjen e mundshme të një mocioni për votë besim ndaj qeverisë.

Sipas tij Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të keqqeverisjes, por assesi për shkak të taksës që ka vendosur ndaj Serbisë.

Deputeti i Vetëvendosjes ka theksuar se taksa e vendosur është njëra prej atyre pak veprimeve të rralla, të mira që i ka bërë sipas tij Qeveria Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *