Lajm i keq për gjitha familjet kosovare, ndodh mashtrimi i madh

Lajme

Fëmijët kosovarë nuk do t’i marrin shtesat këtë vit, siç u premtua. Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ende nuk është hartuar në ligj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe rrjedhimisht me këtë vonesë nuk do të mundë të përfshihet as në buxhetin e vitit 2019, kur të dalë në votim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Fëmijët në Kosovë nuk do t’i marrin shtesat prej 10 eurove as gjatë muajit janar, siç u ishte premtuar, por as gjatë këtij viti për shkak se rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ende nuk e ka hartuar legjislacionin për shtesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *