MBROJE VETEN MË KËTO FJALË

Lajme

Nëse do që shejtani mos të të afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia, makina apo puna: “Bismilah tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah”

(Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut.)

– Nëse do që Allahu të të mjaftojë gjatë çdo brenge e vështirësie, thuaj shtatë herë:

“Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim”

(Më mjafton mua Allahu, nuk i takon adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh.)

– Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet.

– Kur ndien ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite:

“La ilahe il-la Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin”

(Nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve.)

– Kur hulumton dritën në kohën e errësirës, lexoje suren Kehf në ditën e Xhuma.

– Kush do të jetë në zemrën e tij, le të kapet për fjalën:

“Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li sheni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin”

(O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time, as sa një përpëlitje e syrit.)

– Nëse do që Allahu të jetë i kënaqur me ty Ditën e Kiametit, thuaj nga tri herë, në mëngjes dhe në mbrëmje:

“Redijtu bil-lahi Rabben ve bil islami dinen, ve bi Muhamedin nebijjen”

(Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.)

– Shejtani thotë: E shkatërrova të birin e Ademit me gjynahe dhe ai më shkatërroi me istigfar dhe me fjalën la ilahe il-lAllah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *