PENSIONISTËT NUK DO T’I MARRIN PENSIONET ME RRITJE NGA JANAR

Lajme

Kjo për arsye se nuk është miratuar ende në lexim të dytë projektbuxheti për vitin 2019.

Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza ka thënë për KosovaPress se pensionistët do t’i marrin pensionet me rritje në mënyrë retroaktive pas aprovimit të buxhetit 2019.

Rafuna: Ekzekutimi i pensioneve me rritje do të ndodhë në mënyrë retroaktive

Pensionet kontribut dhënëse, por edhe këto bazike janë të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2019, janë pensione të cilat janë të inkorporuar brenda ligjit të buxhetit dhe ne do të fillojmë me i dhënë në momentin që të aprovohet ligji për buxhetin e vitit 2019. Pavarësisht nëse aprovohet në këtë muaj, ose në muajin tjetër në çfarë do kohe që do të aprovohet ligji për buxhetin për vitin 2019, ata (pensionistët) do t’i marrin në mënyrën retroaktive për arsye se pensionet janë paraparë brenda ligjit të buxhetit 2019”, theksoi Rafuna.

Ndërsa, edhe zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë për KosovaPress, se nuk do të ketë pensione me rritje pa miratimin e buxhetit 2019.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të bëjë ekzekutimin e pensioneve me rritje pas aprovimit të Buxhetit 2019”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MPMS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *