Për inati të Vuçiqit – Thaçi ia dërgon një bollicë Trumpit

Lajme

Pasi ka parë në lajmet ndërkombëtare se homologu i tij, Aleksandar Vuçiq i ka bërë një dhuratë presidentit rus, Vladimir Putinit, gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti jonë, Shkëlqësia e Tij, Z.T Hashim Thaçi ka marrë një vendim që t’ia dërgojë një dhuratë presidentit amerikan Donald Trump.

Zyra për Media e Presidentit të Kosovës, ka njoftuar përmes një kumtese për media, se presidenti Thaçi ka vendosur që t’ia dërgojë Trumpit një bollicë, si dhuratë nga Kosova dhe vet ai.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili në vizitën e tij në Beograd mori nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, një qen të racës së Sharrit, që është raca më e pastër e qenëve në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *