Presidenti I Përfshirë Në Grevën E Arsimit, Sabotazh Ndaj Qeverisë

Lajme

Sindikatën e Arsimit e ka futur në agjendën e tij, Presidenti Hashim Thaçi. Shefi i Shtetit është duke i bërë presion Qeverisë edhe përmes grevës së mësimdhënësve. Kjo nuk është hera e parë kur SBASHK’u është në krah të Hashim Thaçit.
Presidenti i Kosovës e ka hapur edhe një front të ri me Qeverinë e Kosovës. Ka vendosu t’i përdorë grevistët e arsimit për t’i bërë presion Qeverisë së Kosovës për të hequr edhe taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vazhdon t’i shërbejë Hashim Thaçit prej kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Agim Hyseni, i cili më vonë ishte bërë Zëvendësministër i Arsimit.

Tash, Shefi i Shtetit ka vendosur të përfshihet edhe në grevën e nisur një javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *