Shpërthejnë emocionet në emision, Halil Kastrati mbetet i befasuar

Lajme

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës.

Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash

Po ashtu, ai sonte gjatë transmetimit të emisionit, i dhuroi çelësin e banesës një familje në nevojë.

Ai një gjest të ngjashëm e bëri edhe me 28 nëntor, kur i dhuroi 28 çelësa banesash për nevojtarët.

Me ndihmën e miqve, estradës dhe njerëzve vullnet-mirë, Halil Kastrati njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *