Shtatë Komuna të Kosovës kërkojnë që mësimi të fillojë nesër, katër nga ato janë të AAK’së

Lajme

Por, kundër vendimit të SBASHK’ut për vazhdimin e grevës kanë ndalur disa nga Komunat e Kosovës, kryesisht ato të AAK’së. Ka shkuar në shtatë numri i Komunave që kanë thirrur për rinisjen e mësimit nesër dhe ta bojktojn grevën e SBASHK’ut.

Katër Komuna të Kosovës që udhëhiqen nga Aleanca për Adhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë thirre që nesër të fillojë mësimi pas ofertës së marrë nga Kryeministri Haradinaj për ngritje të pagave për mësimdhënësit. Deçani, Obiliqi, Juniku dhe Mamusha janë katër nga Komunat që udhëhiqen nga AAK që kanë kërkuar fillimin e mësimit që nga nesër, transmeton Gazeta Metro.

Kurse kësaj nisme ju janë bashkangjitur edhe Komuna e Mitrovicës, Vitisë dhe Hani i Elezit.

Por, nuk dihet se nesër këtyre thirrjeve nga Kryetarët e këtyre shtatë Komunave dhe drejtorëve të Arsimit nëpër këto Komuna do t’i bashkangjiten mësimdhënësit nëpër shkolla, transmeton Gazeta Metro.

SBASHK’u ka bërë thirrje që përkundër presioneve të shumta që po bëhen nëpër këto Komuna, greva të mbahet dhe mësimi mos të fillojë në asnjërën nga Komunat e Kosovës

Ndërkaq, Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit. Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *