Të Harruar Midis Prishtinës, Nënë E Bir Në Gjendje Të Mjerueshme

Lajme

Nënë e djalë jetojnë në një objekt afër stadiumit, thonë se brenda tij ka minj e gjarpërinj. Reportazh i T7

Po mundohet ta mbyllë disi hyrjen e shtëpisë, për t’u mbrojtur nga të ftohtit e dimrit. Edhe vrimat e murit janë munduar t`i mbyllin.

Në këtë objekt afër stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, qe nëntë vjet jeton Egzon Ajvazi me nënën e tij, Gjylezaren.

Vendi që ata e quajnë shtepi, pervec që nuk i ofron kushtet elementare për jetë, thonë se nuk është as pronë e tyre.

Kohë më parë, ky vend, sherbente si qender e socialit.

E tash është shëndrruar në një strehë të rrezikshme për ta, ku shpesh shemben pjesë të saj.

Egzoni, 20 vjecar, me gjithë vështirësitë në të folur, mundohet të tregojë për gjendjen në të cilën jetojnë.

Ai thotë që ka vetëm një synim, e që është ta ndihmojë nënën.

Duke qenë se kushtet nuk i kishte që të vijonte shkollimin, ai thotë se e ndërpreu atë pas klasës së nëntë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *