Deklarata qesharake e Vuçiqit: Kam frikë nga Thaçi se po e bën këtë gjë

Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili dje kishte thënë se këmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është zgjidhje më e mirë për përparim drejt BE-së e NATO-s.
Lidhur me këtë Vuçiq në RTS ka thënë se së pari duhet zgjidhur “disa çështje më të thjeshta”.

“Nuk është e paditur se ç’rëndësi ka zgjidhja me kompromis e çështjes së Kosovës. por për çfarë po flasim kur i kemi taksat. Këtë masë anticivilizuese. Po i vënë flamujt nëpër rafte që qytetarët të mos e blenë prodhimin serb. Për ta ‘smoki’ ka përkatësi kombëtare. Kjo që nuk ndodh në asnjë vend në botë, ndodh në territorin që e kontrollon Prishtina. Për këtë arsye kur ka lajme të mira si ai i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Palau, është lajm i mirë”, citon RTS të ketë thënë Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *