E ftuara e parë grua nga Specialja ankohet që nuk u ndihmua nga shteti, Musliu kërkon asistencë për të

Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar që shteti i Kosovës të i ofrojë mbështetje dhe asistencë të ftuarës së parë grua në gjykatën Speciale, Raimonda Rrecit, shkruan Express.
Këto komente Musliu i ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Raimonda A Rreci është gruaja e pare ushtare e UÇK-se qe ftohet nga Gjykata Speciale per intervistim, Shteti i Kosovës duhet ti ofroj mbeshtetje dhe asistence qe ajo te paraqitet dinjitetshem ne Hage. #MeRaimonden #UÇK”, ka shkruar deputetja e PDK’së.

 

Raimonda Rreci është gruaja e parë që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Së fundmi, në rrjetin e saj social ish’ushtarja e UCK’së përmes disa shkrimeve ka komentuar asistencën nga shteti, duke thënë se nëse gjykata të fton vetëm në cilësinë e dëshmitarit qeveria e as gjykata nuk të siguron avokat e as konsultim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *