HARADINAJ BËN HOMAZHE TE VARRI I ISH-PRESIDENTIT RUGOVA

Lajme

Pas homazheve tek varri i Rugovës, Haradinaj tha se Rugova me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-të, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim.

Tutje Haradinaj tha se ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtrinë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës.

 

Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *