Haradinaj: Hahn Tha Se Kosova I Kreu Punët Për Liberalizimin; Taksa Nuk Hiqet, Serbia Bëri Lojë Shahu

Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrguëtim.

Derisa ka folur për takimin që e pati me Hahn në Zona B, Haradinaj ka theksuar se i vlerëson kërkesat e Bashkimit Europian për tërheqje të taksës, por kjo s’mund të ndodh pasi Serbia ka bërë lojë me shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket liberalizimit, takimi i Këshillit të Ministrave, po duket shumë i vështirë – i pamundshëm për tu futur në agjendë”.

”Është vështirë në gjashtëmujorin e parë që hyjmë sepse është Rumania që s’na ka njohur. Ne do ta vazhdojmë punën tonë që të jemi në agjendë, ajo cka është me rëndësi është se edhe Hahn na falënderoi se e kemi kryer pjesën tonë”.

”Ai bëri një lloj shfajësimi që kur tha se kur ia dhamë Gjeorgjisë dhe Ukrainës ka zgjat një vjet e gjysmë. Në pjesën e dytë, Hahn tha me të drejtë se heqja e taksës është e nevojshme dhe e drejtë, e të gjitha këto i çmojmë por spjegimi im edhe i Qeverisë ishte se ne në këto zgjidhjet një nga një ne kemi psu sepse Serbia ka luajt shah me ne”.

”Ajo mënyrë e zgjidhjes së kësaj takse është njohja reciproke. Në njëfar mënyrë shqip i thash që heqja e taksës bëhet me njohjen e Serbisë. Ata e spjegojnë në një mënyrë si proces të zakonshë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *