Haradinaj: Të Rifillojë Mësimi, Pagat Nuk Mund T’i Rrisim Më Shumë Për Mësimdhënësit

Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.

Kreu i Qeverisë teksa ka folur për grevën e SBASHK-ut, tha se nëse do të ishte në vullnetin e tij, do t’ua rriste mësimdhënësve pagat edhe më shumë, por se sipas tij, kaq kanë qenë mundësitë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Haradinaj kishte bërë të ditur se do të ketë rritje rreth 20 milionë euro për pagat e mësimdhënësve, megjithatë, SBASHK-u nuk e ka ndërprerë grevën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *