Ligji I Ri Për Punë Në Gjermani.

Lajme

Ligji i ri për fuqinë punëtore i miratuar nga kabineti gjerman, hyn në fuqi në 1 janar 2020. Risi kryesore e tij ishte barazimi i personave me shkollim profesional me ata me universitet, në një kohë kur mbërritja e fuqisë punëtore në vend lidhej më se shumti me ata që kishin kryer studime universitare.

Lehtësimi i dytë ishte heqja e verifikimit të prioritetit; tani nuk kontrollohet më nëse për një vend pune ka një kandidat gjerman apo nga BE-ja.

Por ndërkohë, ekziston dhe një e re tjetër që mund të shihet si vështirësim, sepse kërkohet e çertifikuar njohja e gjuhës gjermane si kriter për punën apo për ekuivalentimin e diplomave profesionale të huaja.

“Pra, dy lehtësime dhe një vështirësim”, thotë ekspertja e ligjeve, Carola Burkert. Ndërsa shpresohej një zbatim i shpejtë i ligjit të aprovuar nga ekzekutivi, ai nuk do të hyjë në fuqi përpara janarit të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *