Nëse në shkurt miratohet demarkacioni, në qershor do të lëvizim pa viza

Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm thotë se nëse në muajin shkurt ratifikohet Marrëveshja që përcakton kufirin me Malin e Zi, në muajin qershor qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Ai është i bindur që nëse çështja e demarkacionit avancon në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në fund të semestrit të parë qytetarët do të lëvizin pa viza,” është shprehur Pacolli në TVDukagjini.

Aktualisht Marrëveshja që po mbanë peng liberalizimin e vizave është miratuar nga Qeveria, por ende nuk është përcjellur në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *