Pas Deklaratës Rreth Leonora Jakupit, Kjo Është ‘Bomba’ Tjetër E Taulant Dajakut

Lajme

Mesfushori Taulant Dajaku thotë se Drenica do t’i vazhdojë përgatitjet në Shqipëri.

Disa prej klubeve të IPKO Superligës kanë njoftuar se do të përgatiten në Antalya të Turqisë.

Por, mesfushori kosovar shprehet se drenicasit do të ndalen në Shqipëri për shkak të mundësive të kufizuara.

“Ne nuk jemi nga ato ekipet milionere të Superligës, edhe pse është e çuditshme sepse është dashur që ne të jemi milionerë”, theksoi ai duke buzëqeshur në emisionin “Favorit” në T7.

Tutje, Dajaku e dha edhe një deklaratë bombastike.

“Ne do të lëvizim afër këtu edhe për shkak të aspektit patriotik që e kemi, pra në lidhje me flamurin”, vazhdoi Dajaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *