Pas Sherrit Për Tunën, Roberti Dhe Patrisi Bëjnë Të Papriturën

Lajme

Vitin e kaluar sherri mes Tunës dhe Robertit ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për muaj të tërë. Roberti deklaroi se Tunën as nuk do ta shohë me sy ndërsa Patrisi goditi me deklaratën se “vëllau është si shkjau”.
Ishte ky shkaku që filloi të përflitej se Roberti dhe Patrisi nuk kanë më marrëdhënie të mira, por sot vëllezërit na kanë vërtetuar të kundërtën.

Roberti ka postuar një video ku shihet duke filmuar Patrisin, babanë dhe Reneen teksa kalojnë kohën me njëri-tjetrin në shtëpi.

Kështu Roberti ka treguar se keqkuptimet janë sqaruar dhe ai me Patrisin kanë një marrëdhënie të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *