Rugovën E Përkujton Edhe Ish Truproja E Tij, Tregon Se Çfarë Thoshte Presidenti Historik Për Thaçin

Lajme

Ish turpëroja e presidentit Ibrahim Rugova, Esat Geci ka përkujtuar atë në 13 vjetorin e vde*kjes së tij, duke thurur fjalë të mira për të.

Geci ndër tjera tregon se Rugova nuk e lejonte që Thaçi të merre në dorë pushtetin sepse Rugova thoshte që Kosova do të jetë në hallë me të.

Geci iu shpreh ngushëllime familjes Rugova dhe gjithë bashkëpunëtorëve të presidentit historik.

Postimi i plotë:

Data 21.01.2006 ishte dit e dhimbshme për Kosovën dhe popullin tonë. Unë isha njeri me fat që isha gjithherë afër tij deri në frymën e fundit të jetës së tij dhe ndihem krenar që isha në stafin e të madhit Rugova. Kam qenë njëri prej njerëzve më të afërt të presidentit Rugova por lajmin për vdekjen e tij ishte dita më e keqe në jetën time jo vetëm për mua por për të gjithë stafin dhe njerëzit që kanë punë me të, sepse jo pse unë isha njëri që i kam qëndruar pranë tij, por ishte një humbje e madhe për gjithë shqiptarët. Data 21 janar në shtëpinë e presidentit Rugova dhe në tërë Kosovën kishe vetëm lot dhe dhimbje , për popullin e Kosovës kishte vetëm lot por edhe për mua ishte dita më e keqe që kam përjetuar sepse u nda nga jeta njeriu që Kosovës ja bëri themelet e shtetit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *