Tërmeti i fuqishëm në Greqi, gazetarët trishtohen live në TV

Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka ngjarë mbrëmjen e së enjtes në Greqin. Sipas IGJEUM, tërmeti është regjistruar rreth 40 kilometra larg ishullit grek Zakinos, magnituda ishte 6.8 ballë, ndërsa thellësia 17 km.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa përpos lëkundjes së fuqishme 6.8 ballë janë regjistruar edhe një seri të tjera, por me magnitudë më të vogël.

Lëkundjet e këtij tërmeti përveç Greqisë janë ndjerë në Itali dhe Shqipëri. Në Greqi raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë dalë nga banesat duke kaluar natën jashtë.

Momenti i tërmetit është kapur live në një studio televizive, me gazetarët që frikësohen kur lëkundjet e fuqishme fillojnë të ndjehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *