Thaçin Tregon Se A Do Të Shkojë Në Hagë Nëse Do Të Ftohet Nga Gjykata Speciale

Lajme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke folur për zhvillimet e fundit në lidhje me bisedimet me Serbinë, ai ka folur edhe në lidhje me ftesat e Gjykatës Speciale që po bëhen ditëve të fundit ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka treguar se nëse do të vinte në adresën të tij një ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, ai do t’i përgjigjej një ftese të tillë në mënyrë pozitive me një transparencë të plotë.

Po ashtu presidenti i vendit ka falënderuar të gjithë ish-ushtarët e UÇK’së që ju kanë përgjigjur pozitivisht ftesave nga Gjykata Speciale.

“Unë së pari dëshiroj të i falënderojë të gjithë komandantët që ju janë përgjigjur pozitivisht ftesave nga Gjykata Speciale për intervistim, çdo moment që vjen një ftesë e tillë edhe në adresën time më përgjegjësinë më të lartë morale, kombëtare, politike, kushtetuese ligjore, një kërkese të tillë do t’i përgjigjem me transparencën të plotë dhe ftoj të gjithë ata që ftohen t’i përgjigjen” tha Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *