Ja Çfarë Ndodhi Me Minatorët E Ngujuar Të Trepçës

Lajme

Pas dy orëve minatorët e ngujuar të Trepçës kanë arritur të dalin jashtë, kjo pas intervenimit që është bërë.

Është arritur të lëshohet rryma përkohësisht në Minierën e Trepçës dhe kështu pritet që së shpejti të nxirren edhe minatorët e ngujuar.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline drejtori i Trepçës, Xhevdet Tahiri, i cili thotë se në koordinim me KEDS kanë arritur të lëshojnë energjinë elektrike vetëm derisa të nxirren minatorët.

Sipas tij, rryma sapo është lëshuar dhe besojnë se brenda 30 minutave të nxirren gjithë minatorët që kanë mbetur brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *