Rast I Rrallë I Operimit Në QKUK, I Shpëtohet Jeta Shtatzënës

Lajme

Ka qenë një prej netëve të zakonshme të kujdestarisë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kur gjinekologët Flora Belegu dhe Memli Morina u thirrën nga Emergjenca për të pranuar një rast shumë të komplikuar.

Një grua shtatzënë në muajin e pestë ishte dyshuar nga mjekët në Pejë se kishte problem me zorrën qorre, pasi që ka filluar intervenimi kirurgjik pacientja është dërguar urgjentisht për në Prishtinë.

Asaj i kishte ndodhur ajo që mjekësia e njeh si ‘placenta previa percreta’ apo kalimi i placentës në thellësi të murit të mitrës.

“Pas hapjes së abdomenit është vërejtur sasi e madhe e gjakut në kavitetin abdominal dhe janë thirrë urgjent ekipi i gjinekologëve. Meqenëse kam qenë kujdestare kam shku në Emergjencë gjatë eksplorimit të kavitetit abdominal kemi vërejtur se ka përforcu placenta, e ka dhanë gjakderdhje masive. Ne kemi qenë të detyruar me hap mitrën edhe ka dal fryti në javën e 20, i cili fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja jeta. Pasi e nxorëm placentën për shkak të gjakderdhjes kemi qenë të detyruar me e largu mitrën për me ia shpëtu jetën pacientes”, tha doktoresha Flora Belegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *