Shkaku I Taksës Rumania Jep Një Lajm Të Keq Për Kosovën Rreth Vizave

Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Melescanu ka folur për mundësinë e heqjes së vizave për Kosovën.

Rumania ka shfaqur dyshimet nëse Bashkimi Evropian së shpejti do t’i heq vizat për kosovarët, për shkak të vendimeve të periudhës së fundit nga qeveria e Kosovës.

Pika kryesore qëndron tek taksa e vendosur për mallrat e importuara nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, por edhe krijimi i ushtrisë së armatosur të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Melescanu ka theksuar se shumë shtete anëtare të BE-së janë të brengosura për veprimet e Prishtinës. “Veprimet e tilla krijojnë probleme të reja në vend se t’i zgjidhin problemet ekzistuese”, deklaroi ai në një institut në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Melescanu ka theksuar se Rumania ka ftuar krerët e diplomacise të shteteve nga Ballkani Perëndimor në takim të këshillit të jashtëm politik të BE-së më 31 janar në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *