Shtyhet Mbajtja E Provimeve Të Janarit Në UP, Institucioni I Bashkohet Grevës

Lajme

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se janë shtyer provimet e afatit të janarit në të gjitha njësitë akademike të universitetit, pas një takimi që e ka pasur sot Kolegjiumi i Dekanëve.

“…Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

UP-ja ka njoftuar se e mbështetë grevën në institucionet arsimore, transmeton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju njofton se sot është thirrur takimi i Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.

Më këtë rast, UP-ja njofton studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështetë grevën në institucionet arsimore. Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *