Ndodh edhe kjo: Drejtori e arsimtari rra,hen, shkak një reshov nuk ma dhake pisi

Lajme

Reshovi i shkollës po del të ketë qenë arsyeja që solli deri te kon.flikti fizik në mes të drejtorit dhe një mësimdhënësi të shkollës “Rexhep Mala”, në Topanic

Ata janë përl.eshur mes vete të martën gjatë orarit mësimor, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lend.ime trupore.

Me rastin po merret Prokuroria e Gjilanit, derisa në DKA thonë se kjo nuk është hera e parë që drejtori e mësimdhënësi përfshihen në një konf.likt të tillë.

Një përl.eshje fizike ndodhi të martën në Shkollën “Rexhep Mala”, në Topanicë të Kamenicës. Por, këtë herë në këtë incident u përfshinë drejtori i shkollës dhe vetë mësimdhënësit.

Në vend të mësimit, ata përfunduan duke i dhënë da.jak njëri-tjetrit.

Gjithçka filloi kur Drejtori i Shkollës, Qazim Morina ua ndaloi mësimdhënësve që ta përdornin pllakën ngrohëse të shkollës për të zier kafe sikurse bënin çdo ditë gjatë pauzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *