Urime! Kryeministri Haradinaj jep lajmin e mirë, për rritjen e pagave mi…

Lajme

Këshilli Ekonomik Social (KES), i drejtuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më 28 dhjetor të vitit 2017 në mbledhjen e mbajtur kishte vendosur që të ndryshojë pagën minimale në vend, rrjedhimisht për rritje të saj në vlerë prej 250 euro. Ky propozim i është dërguar edhe Qeverisë për miratim me 11 janar të vitit 2018.

Ndërsa sot, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se i ka kërkuar ministrit Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.

“Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.Shtni nhapcerat tpshtme per tu ha,pur detajet trea.

 

Sot, kam kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend. Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *