Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.04.2019.)

Lajme

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga të dobëta shiu, kurse pasdite pritet të kemi zhvillim të vranësirave konvektive apo vertikale të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë të barabarta në tërë territorin. Në disa rajone priten reshje më të dendura, kurse në disa rajone më të pakta. Në disa rajone reshjet mund të mos paraqiten fare.

Edhe në Shqipëri nesër mot i vranët dhe jostabil, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vetëm jugu i skajshëm i Shqipërisë do të mbetet pa reshje. Ja dhe pamet nvazhdym shtp nhapxerat tpshme per ti par ato.

Në Maqedoninë Veriore nesër me zhvillim vranësirash dhe me rrebeshe lokale shiu posaqërisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *