Trump, Merkel apo Erdogan? Ja kë e parapëlqejnë më shumë kosovarët

Lajme

Kosovarët njihen si populli më proamerikan në botë.

Në një anketë të kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, nuk është Presidenti i SHBA-së, Donald Trump politikani më i parapëlqyer huaj, por Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

53 përqind e parapëlqejnë kosovarët Merkelin duke lënë mbrapa dukshëm Trumpin me vetëm 17 përqind. Ndërkaq i treti është Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Ja pamet nvazhdym shtp per ti par ato

“Tutje, 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21% dhe OKB me 12%. Sa i përket popullaritetit të BE-së në këtë moment, 54% e kosovarëve vlerësojnë se BE është organizatë mike sot, bazuar në qasjen dhe politikat e saj karshi Kosovës. Ndërkaq, rreth 52% e qytetarëve mendojnë se Kosova është dëmtuar ndërkombëtarisht nga fushata e tërheqjes së njohjeve të sponsorizuar nga Serbia”, thuhet në kumtesë.

“Vlerësimi pozitiv për politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *