Barcelona po ia rrëmben nga duart yllin e madh Realit

Uncategorized

Reali dhe Barcelona janë në luftë për yllin e Manchester United.

Vera e 2019-ës duket se do ta zhvendosë rivalitetin mes Barcelona-s dhe Real Madridi-t në merkato.

Gjigantët e futbollit spanjoll janë vënë në kërkim të një sulmuesi.

Katalanasit duan të zëvendësojnë Luis Suarez-in, ndërsa “Los Blancos” duan të marrin dikë që të shënojë rregullisht dhe të zëvendësojë golat që munguan pas largimit të Ronaldo-s.

Përgjigjja e problemit të dy skuadrave duket se është Marcus Rashford. Ylli i Manchester United po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, me trajnerin Solskjaer që po arrin të marrë maksimumin nga ai.

Gjithsesi, sulmuesi i ri anglez mund të tundohet nga interesimi i dy prej skuadrave më të mira të botës dhe të vendosë të largohet nga “Old Trafford”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *