Fati i Coutinhos në duart e Real Madridit

Uncategorized

Shpresonte të bëhej yll, por nuk ia doli.

Philipe Coutinho dëshiron të largohet nga Barcelona dhe ky nuk është më një lajm i ri.

Agjenti i brazilianit pranoi se është kontaktuar nga tre klube deri në këtë moment, por ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e mesfushorit me tipare sulmuese.

Manchester United dhe PSG janë dy klubet që kanë shfaqur hapur interesimin për 26-vjeçarin.

Gjithsesi nga Anglia vjen lajmi se edhe Chelsea interesohet fort për të, por kjo marrëveshje lidhet ngushtë me kalimin e Eden Hazard te Real Madrid.

Nëse klubi spanjoll ta blejë këtë merkato vere belgut, atëherë Chelsea hyn direkt në tratativë për të marrë Coutinhon në Londër. Kjo do të varet edhe nga vendimi i UEFA-s, që ka bllokuar merkaton e “Bluve” për dy sesionet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *