Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Lajme

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani shumë shpejt testet për patentë-shofer do t’i kenë në gjuhën shqipe. Kërkesën për ta përfshirë gjuhën shqipe në këto teste e kanë dorëzuar sot Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufa.

“Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann. Ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani”.Ja disa pame i keni nvazhdym.

Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *