Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.04.2019.)

Lajme

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës dhe pasdites mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu vende-vende. Do të ketë erëra mesatare, vende-vende edhe të fuqishme nga jugu.

Në Shqipëri nesër mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë mjaft nxehtë. Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe reshje shiu në shumicën e territorit të Shqipërisë. Lokalisht do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.Jaa pamet nvazhdym shtp per ti par ato.

Në Maqedoni nesër kryesisht me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Edhe në Mal të Zi gjatë ditës kryesisht thatë, kurse natën pritet shtim i vranësirave dhe reshje të dendura shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *