A do të hiqen sivjet vizat, vjen lajmi nga BE-ja

Lajme

Kosovarët kanë marrë shumë premtime për liberalizimin e vizave por një gjë e tillë ende nuk ka ndohur.

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është në dorën e Këshillit Evropian. Kështu ka thënë të martën për Gazetën Express, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Megjithatë një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian ka thënë se çështja është ende në nivel teknik, dhe se nuk mund të japin një datë se kur kjo çështje do të ngritët në nivel të ministrave dhe se kur do të mund të merret vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Diskutimet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën kanë mbetur në nivelin teknik brenda Këshillit. Unë nuk mund të spekuloj për atë se kur do të dërgohet kjo çështje në nivelin e ministrave, apo se edhe kur do të mund të merret vendimi”, ka thënë për Gazetën Express një burim brenda Bashkimit Evropian. Per Pamet trea shtp nha pcerat ku i shifeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *